Greva në 3 aeroporte të Gjermanisë

Streik an den Sicherheitskontrollstellen (Symbolfoto)

Sindikata gjermane Verdi ka bërë thirrje për greva paralajmëruese të enjten dhe të premten në aeroportet e Dyseldorfit, Hamburgut dhe aeroportit Këln/Bonn, prej nga fluturon edhe një numër i madh i udhëtarëve shqiptarë.

Grevat do të fillojnë mërkurën në mesnatëtë dhe do të përfundojë në premten në mesnatë, që i bie se do të zgjatë tërë ditën të enjten dhe të premten. Kështu ka kuptuar sindiakata Verdi ditën e martë.

Cani Travel

Nga kjo grevë do të preken sektorët e sigurisë së aviacionit, kontrollit të pasagjerëve, kontrollit dhe shërbimit të personelit dhe mallrave. Në aeroporte priten anulime të fluturimeve dhe pritje të gjata në radhë, paralajmëroi sindikata.

Aeroporti i Hamburgut ka bërë të ditur se të gjitha nisjet do të anulohen ose do të ketë fluturime pa pasagjerë këto dy ditë. Pritet se do të preken rreth 80.000 pasagjerë nga këto greva. Por akoma nuk dihet sakt nëse të gjitha fluturimet edhe do të anulohen.

Pse Verdi bëri thirrje për greva?

Arsyeja e grevave janë negociatat midis Verdit dhe Shoqatës Federale të Kompanive të Sigurisë së Aviacionit (BDLS) për shpërblimet për ndërrimin e natës, të shtunave, të dielave dhe punës në festat publike.

Punëtorët po luftojnë gjithashtu për një marrëveshje kolektive më të mirë për pagesën jashtë orarit për personelin e sigurisë dhe shërbimit në aeroportet komerciale.

Pavarësisht grevave të fundit, nuk ka pasur asnjë përparim deri më tani.

Miliona të prekur nga greva më e madhe e Gjermanisë në dekada

Greva paralajmëruese në Deutsche Bahn është planifikuar për të premten

Ndërkohë, media gjermane raportoi se greva të tjera paralajmëruese ishin planifikuar gjithashtu në Deutsche Bahn dhe kompani të tjera hekurudhore në ditët në vijim. Nuk dihet ende një datë e saktë, por sipas raportimeve të mediave është folur për një grevë këtë të premte.

Sindikata e hekurudhave dhe transportit (EVG) dëshiron të njoftojë këtë të mërkurë se si do të vazhdojë në mosmarrëveshjen e pagave me Deutsche Bahn dhe rreth 50 kompani të tjera. Në fund të marsit, sindikata, së bashku me sindikatat e shërbimeve Verdi, bënë thirrje për një grevë të madhe mbarëkombëtare, e cila preku aeroportet dhe portet përveç autobusëve dhe trenave.