Në aeroportet e Berlinit dhe Hamburgut vazhdoi edhe sot greva e punonjëve, e cila shkaktoi shtyerjen apo anulimin e fluturimeve të shumta. Grevat e sotme në organizimin e sindikatës “Verdi”u mbajtën edhe pas marrëveshjes së arritur me qeverinë gjermanë lidhur me problemet për pagat në shërbimin publik.
Aeroporti ”Berlin-Brandenburg” (BER) ka anuluar sot rreth 70 nga 240 mbërritjet e planifikuara në aeroportin kryesor të kryeqytetit gjerman. Pas grevës paralajmëruese në Berlin, edhe sindikata Verdi në Hamburg bëri thirrje për një grevë afatshkurtër. 300 punonjës në këtë aeroport bëjnë grevë sot. Gjysma e 160 nisjeve të planifikuara janë anuluar ose do të vonohen.