Në landet gjermane Renania Veriore Vestfalia (NRW) dhe Rheinland-Pfalz, sot do të bëjnë grevë mjekët e disa klinikave. Sindikata paralajmërojnë se nuk do të punojnë rreth 1000 mjekë në këto lande. Shumë prej tyre do të shkojnë në një tubim qendror mbarëkombëtar në Frankfurt, kurse të tjerët do të protestojnë në qytetet e tyre. Mjekët kërkojnë kompensim për inflacionin dhe rritje lineare të pagave nga 2.5 për qind.
Nga greva e sotme janë të prekura spitalet në Bad Oeynhausen, Detmold, Bielefeld, Gelsenkirchen, Marl dhe Neuss në NRW. Në ato do të kryhen sot vetëm operacionet urgjente, kurse intervenimet e tjera do të shtyhen.