Hamburg: Mitingu i islamistëve shkakton reagime të shumta

Pas një mitingu të organizuar nga islamistët në Hamburg, në Gjermani po debatohet për masa më të ashpra ndaj të huajve që rrezikojnë rendin demokratik në vend.

Të shtunën në Hamburg protestuan më shumë se 1000 vetë me ftesën e organizatës „Muslim interaktiv“.  Ata protestuan kundër, siç u tha,“një politike armiqësore me të cilën përballet islami në Gjermani dhe fushatës mediatike kundër tij.“ Në tubim kishte edhe parulla të tilla si „Kalifati është zgjidhja“.

Cani Travel

Sipas informacioneve të Shërbimit të Mbrojtjes Kushtetuese në Hamburg, organizatorët e demonstratës janë të afërt me grupimin „Muslim interaktiv“, i cili kategorizohet si ekstremist. 

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser kërkoi një ndërhyrje të fortë të shtetit në rast veprash penale në ngjarje të tilla. „Një demonstratë e tillë e islamistëve në rrugët tona është e vështirë për t’u duruar“, tha ajo.

Ndërkohë, nënkryetari i grupit parlamentar të FDP, Konstantin Kuhle theksoi se “një i huaj, i cili rrezikon rendin themelor demokratik të lirë në Gjermani mund të dëbohet”.