në qytetin Fano në Marke (Marche) të Italisë është hapur shkolla e parë shqipe, duke i falënderuar Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë të Italisë në bashkëpunim me shoqatën “Ilirjanët” dhe gjithë komunitetinn shqiptar, i cili vetëm në qytetin e Fanos dhe Pesaros është i përbërë nga rreth 2000 shqiptarë. Në shkollën e cila u pagëzua me emrin „Migjeni“ janë regjistruar mbi 50 nxënës dhe pranë tyre do të jenë 6 mësuese të diplomuara në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Në këtë ditë feste ishin të pranishëm shumë personalitete: krybashkiaku i qytetit z. Massimo Seri bashkë me nëpunesit e Arsimit dhe Kulturës, Konsullata e Shqipërisë në Milano përfaqësohej nga Oficerja e Diasporës znj. Luljeta Çobanaj, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut qe përfaqësohej nga Ambasadori i saj z. Vesel Memedi, Ambasada e Republikës së Kosovës qe përfaqësohej nga diplomati z. Kushtrim Kokollari, ndërsa Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Itali përfaqësohej nga Kryetarja e saj Ariana Kosova Hoxha.
Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Itali njoftojn se me datë 25 mars 2023 do të hapet edhe një shkollë tjetër shqipe në Ostellato (Ferrara).