Hiqen të gjitha barrikadat në veri të Kosovës

Në Kosovë janë hequr sot barrikadat e fundit dhe janë zhbllokuar plotësisht rrugët në veri, të cilat u mbajtën të bllokura plot 19 ditë nga serbët lokal. Këto barrikada u larguan nga forcat paqeruajtëse të KFOR-it, kurse në një një njoftim të KFOR-it thuhet se „heqja e barrikadave të fundit u bë në përputhje me mandatin që ka KFOR-i nga OKB-ja, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”.

Në njoftimin e KFOR-it theksohet gjithashtu se „demontimi i barrikadave përfundimtare u krye në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt, për të shmangur incidentet dhe rreziqet e tjera për sigurinë lokale. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka aftësinë dhe personelin që të vazhdojë të zbatojë mandatin e vet të OKB-së plotësisht dhe në baza ditore, duke kontribuar për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.“

Cani Travel