Lajm i mirë për të gjithë mërgimtartë tani që akoma janë në rrugë drejt Kosovës: Pikëkalimi kufitar në Merdare është liruar për qarkullim. Atje mund të kalohet tani pa problem, si gjithmonë. Barrikadat e vendosura me 27 dhjetor janë menjanuar sot në mëngjes me 29 dhjetor. Serbët kanë paralajmëruar se do të hiqen edhe barrikadat nga rrugët në veri të vendit.
Largimi i barrikadave do të bëhet pas marrëveshjeve të fundit për lirimin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq si dhe premtimeve se nuk do të ketë ndjekje penale të atyre që kanë marrë pjesë në protesta dhe bllokadat e rrugëve.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka konfirmuar sot lajmin se qytetarët dhe bashkatdhetarët tani mund të shfrytëzojnë pa pengesa vendkalimin kufitar në Merdare dhe se gjendja është tërësisht normale.