Human Rights Watch: Izraeli akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Organizata “Human Rights Watch” publikoi die një raport që akuzon Izraelin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sipas saj, dëbimi i detyruar i popullsisë palestineze në Gazë ishte i gjerë, sistematik dhe pjesë e politikës shtetërore të Izraelit.

Raporti I “Human Rights Watch” u publikua në një moment, kur luftimet në Gazë dhe Liban janë duke vazhduar.

Cani Travel

Zyrtarët izraelitë në të kaluarën kanë pohuar gjithmonë se operacionet e tyre ushtarake janë në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Banorët e Gazës thanë se raporti që dokumenton shkeljet e Izraelit është i vonuar.

“Dje u vranë 20, një ditë më parë 30, çdo ditë vriten 30, apo 100 vetë. Çfarë të them? A nuk po e sheh bota se çfarë po ndodh? E tërë bota e sheh se çfarë po ndodh në Gazë, por të gjithë janë të heshtur dhe po kthejnë kokën anash. Askujt nuk i intereson për ne”, thotë palestinezja e zhvendosur, Hajjah Umm Yaquob.