Rregullorja për Lëvizjen e Lirë të të punësuarve në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri ka hyrë në fuqi ditë më parë. Kjo do të thotë se qytetarët e tre vendeve në rajon mund të lëvizin lirshëm në secilin prej tyre me qëndrim deri në dy vjet për arsye punësimi.
Fjala është për një marrëveshje që u arrit në kuadër të projektit „Ballkan i hapur“.
Mundësia e punësimit në këto vende është e kufizuar, tani për tani, për një kohë qëndrimi deri në dy vjet.