Ikja e shtetasve të Kosovës vazhdon

Rreth 3400 kosovarë hoqën dorë nga shtetësia Kosovës për 10 muaj të parë të fundit. Për 10 muaj të parë të vitit 2022, tre mijë e 399 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, bëri të ditur Ministria e Brendshme e Kosovë. Nga kjo ministri është njoftuar gjithashtu se ekziston problemi i vazhdueshëm i furnizimit të aplikantëve, për t’u pajisur me pasaporta të shtetit të Kosovës. ”Për arsye të krizës globale, si dhe pandemisë me COVID-19, furnizimet me material janë vështirësuar. Si shumë shtete të tjera, ashtu edhe ne kemi vështirësi të furnizimeve me materiale, këto vështirësi i ka shkaktuar kriza globale, si dhe pandemia me COVID-19”, thuhet tutje.

Një shqetësim të tillë e kishte shprehur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica. Sipas tij, mungesa e furnizimit me pasaporta po u shkakton probleme mërgimtarëve të pajisen me leje qëndrimi dhe në planifikimin e udhëtimeve të tyre për në vendlindje. Ministria e Brendshme e Kosovës, është shprehur se po i trajton rastet që janë me urgjencë dhe se është e përkushtuar që të pajisë të gjithë qytetarët me dokumente të nevojshme.