Gjermanët janë edhe më tutje shumë të shqetësuar për shkak të inflacionit. Ky është problemi më i madh i 45% të të anketuarve në sondazhin e fundit të Institutit të Hulumtimit të Opinionit Ipsos nga Hamburgu.
Vetëm 25% e njerëzve që morën pjesë në këtë anketë vlerësuan pozitivisht zhvillimin aktual ekonomik të Gjermanise, kurse në fillim të vitit 2022 ishin pothuajse 48% persona që kishin vlerësime pozitive për këtë çështje.
Në Gjermani është rritur dukshëm edhe shqetësimi nga ardhja e emigrantëve në vend. Në tetor, 44% e qytetarëve e renditën këtë çështje në tre shqetësimet e tyre kryesore personale, gjë që është njëmbëdhjetë për qind më shumë se në shtator.