Irani ekzekutoi shtetasin iraniano-gjerman Jamshid Sharmahd i cili ishte dënuar për sulme terroriste, njoftojnë mediat shtetërore iraniane.
Jamshid Sharmahd ishte dënuar me vdekje në vitin 2023 për shkak të akuzave se drejtonte një grup që mbështet monarkinë. Ky grup konsiderohet përgjegjës nga autoritetet iraniane për një sulm vdekjeprurës me bombë në vitin 2008 dhe për planifikimin e sulmeve të tjera në vend.
Ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock e dënoi ashpër regjimin iranian për ekzekutimin e 69-vjeçarit Sharmahd, duke deklaruar se kjo “tregon edhe një herë se çfarë lloj regjimi çnjerëzor sundon në Teheran“.