Ish-kancelarja gjermane Merkel distancohet nga Merzi

Ish-kancelarja Merkel (CDU) ka kritikuar kandidatin aktual të Unionit CDU/CSU për kancelar Friedrich Merz, për shkak të votimit të djeshëm në Bundestag, ku ai pranoi që plani i tij për migrantët dhe azilkërkuesit e refuzuar të votohet me votat e partisë populiste të ekstremit të djathtë, AfD. 

Merkel tha se veprimi i Merzit ka qenë „gabim“duke kujtuar deklaratat e Merzit nga viti i kaluar, kur ai thoshte se nuk do të pranojë kurrë që vendimet të varen nga votat te ekstremistëve të djathtë. „Mendoj se është gabim që nuk iu ka përmbajtur këtij qëndrimi dhe me 29 janar për herë të parë në historinë e Bundestagut lejoi që një dokument të votohet me ndihmën e votave të AfD në Bundestag“, tha Merkel. Ajo mendon se vendimet e rëndësishme duhet të merren me votat e partive demokratike, pavarësisht përkatësisë partiake dhe jo „me manovra politike“.

Cani Travel