Në seandën përgatitore për nisjen e gjykimit në rastin e Hashim Thaçit, Kasdri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është bërë e ditur se prokuroria ka planifikuar të thërrasë 312 dëshmitarë.
“Kalendari përfshin 600 orë në vitin e parë të gjykimit. Ju keni 312 dëshmitarë, dhe ky numër ndryshon ka 11 dëshmitarë më pak se nga parashtrimi i mëparshëm”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.
“Sa dëshmitarë në lidhje me krimet? – kemi 188 dëshmitarë lidhur me krimet. Strukturën e UÇK-së? 110 dëshmitarë. Për veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve 63. Nëse mblidhen këto shifra dalin më shumë se 312, disa dëshmi mund të jenë përsëritëse. Këto janë kategoritë”, thon nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Njëkohësisht në Gjermani dhe vende të tjera evropiane po përgatiten progesta kundër këtij procesi. Protestat do të mbahen në Hagë në ditën e fillimit të gjykimit, njoftojnë organizatorët…