Kosova dhe Italia nënshkruan dje në Romë marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve.
Pas njohjes së patentë shoferëve edhe me Gjermaninë, ky sukses prek drejtpërdrejt jetën e mërgimtarëve tanë, duke lehtësuar lirinë e lëvizjes dhe përmirësuar mundësitë e punësimit dhe të bërit biznes, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës.
Kjo marrëveshje ndërshtetërore do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh dhe është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur të Qeverisë së Kosovës për të mbështetur mërgatën tonë gjithandej botës, e cila është pjesë e çmuar dhe e pandarë e zhvillimit dhe përparimit të Kosovës, thuhet në njoftim.
Ambasada dhe konsullatat e Kosovës në Itali do të jenë në dispozicion për të udhëzuar qytetarët rreth procedurave të nevojshme.