Landet jugore të Gjermanisë, Bavaria dhe Baden-Württemberg janë të rrezikuara nga përmbytjet për shkak të rreshjeve të pandërprera gjatë disa ditëve të fundit.
Në këto lande është në fuqi shkalla më e lartë e alarmit, e në disa rajoneështë shpallur tashmë gjendja e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve ekstreme dhe rritjes së nivelit të ujit.
Banorëve në shtetet e Gjermanisë jugore të Bavarisë dhe Baden Württemberg u është kërkuar të jenë të kujdesshëm, madje disa prej tyre janë evakuuar, mes stuhive të vazhdueshme.
Në shumë rajone priten përmbytje, madje flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi.
Bëhet e ditur se një zjarrëfikës ka humbur jetën, duke u ndihmuar njerëzve të rrezikuar që të shpëtojnë nga vërshimet.