Kamberi: 14 të rinj nga Bujanovci janë ndaluar nga autoritetet serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14 shqiptarë të rinj nga Bunajovci, janë ndaluar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, nga autoritetet e Serbisë.

Duke folur për emisionin “Debat Plus”, Kamberi tha se ata janë marrë në pyetje pa pasur asnjë dyshim.

Cani Travel

“Kam marrë informacion nga një prind i një të riu, më konfirmoi që 14 të rinj sot nga Bunajovci janë mbajtë 4 orë në Dheun e Bardhë, duke u marrë në pyetje pa asnjë akuzë e dëshmi. Duke shkaktu vonesa vetëm për t’i nervozuar e bërë presion”, tha ai.

Kamberi shtoi se „ky veprim i Serbisë vjen si hakmarrje për zhvillimet e fundit dhe e fitoren e Kosovës në KiE.”