Shaip Kamberi do të jetë sërish zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin serb. Koalicioni i tij „Beteja Politike e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës“ ia doli të fitojë edhe një mandat të deputetit, ne zgjedhjet që u mbajtën më 17 dhjetor.
Në një postim në platformen “X”, Kamberi shprehet se beteja politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë në parlamentin e Serbisë.
“Faleminderit votuesve shqiptarë, Beteja Politike e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë në parlamentin serb pas zgjedhjeve të djeshme. Ne do të vazhdojmë ta konfrontojmë Qeverinë në Beograd me diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës!”, shkruan Kamberi në platformen ‚X‘.