Kamberi: Beteja politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës vazhdon

Shaip Kamberi do të jetë sërish zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin serb. Koalicioni i tij Beteja Politike e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës“ ia doli të fitojë edhe një mandat të deputetit, ne zgjedhjet që u mbajtën më 17 dhjetor.

Në një postim në platformen “X”, Kamberi shprehet se beteja politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë në parlamentin e Serbisë.

Cani Travel

“Faleminderit votuesve shqiptarë, Beteja Politike e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë në parlamentin serb pas zgjedhjeve të djeshme. Ne do të vazhdojmë ta konfrontojmë Qeverinë në Beograd me diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës!”, shkruan Kamberi në platformen ‚X‘.