Kamberi: Serbia vazhdon t’i diskriminojë shqiptarët në Luginë

Lugina e Preshevës po përgatitet për protesta gjithëpopullore pas paralajmërimit nga Këshilli Kombëtar Shqiptar për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve në këtë rajon.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e vëmendjes ndërkombëtare dhe ka theksuar domosdoshmërinë e ndërmarrjes së masave.

Cani Travel

„Situata çdo ditë e më tepër rëndohet, cenohen të drejtat elementare të drejtat e njeriut, të drejtat e tona kolektive… E drejta e përdorimit të gjuhës, shkrimit shqip”, ka thënë Kamberi për Rtv Dukagjinin.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk ka një vëmendje të mjaftueshme në Luginë të Preshevës dhe me këtë dëshirojmë që edhe vëmendjen e tyre ta tërheqim këtu”, ka shtuar ai.

Protesta e paralajmëruar është një reagim ndaj pasivizimit të adresave dhe diskriminimit të vazhdueshëm që përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës, një situatë që sipas Kamberit, po bëhet gjithnjë e më e rëndë dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga komuniteti ndërkombëtar.