Kamberi synon të rizgjedhet deputet në Kuvendin e Serbisë

“Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi që mbahen më 17.dhjetor. Kryetari i Partisë për veprim Demokratik, Shaip Kamberi njoftoi në Facebook se Koalicioni i shqiptarëvë të Luginës është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Serbisë.

Shaip Kamberi synon që të rizgjidhet edhe një herë deputet në Kuvendin e Serbisë, ku edhe deri tani ishte deputeti i vetëm shqiptar.

Cani Travel

“Të nderuar shqiptarë të Luginës së Preshevës, e di zgjedhjet e shpeshta janë të tepërta, sidomos për ju. Të lehta nuk janë as për ne. Por, të rëndësishme janë për të gjithë”, thotë Kamberi.

Ai kërkoi që lufta të vazhdojë në çdo formë demokratike edhe në Parlamentin e Serbisë, aty ku siç thotë ai, shqiptarët i duan më së paku, por prej nga ku “zëri dëgjohet më së shumti”.

Kamberi ka theksuar se diskriminimi i shqiptarëve vazhdon të jetë i përditshëm, dhe se “urrejtja që ka ushqyer ky pushtet autokrat ndaj shqiptarëve si popull, e Kosovës si shtet është i pa precedent, ndaj tyre nuk duhet heshtur”.

Përgjigja më e mirë është përgjigja me votë sot, e me zërin në Kuvend nesër, thotë Kamberi.