Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se paranoja nga gjithçka që është shqiptare në Serbi po merr hov.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka përmendur rastin e familjes shqiptare nga Maqedonia e Veriut e cila u keqtrajtua dhe u dënua nga autoritetet e Beogradit sepse djali i asaj familjeje kishte të veshur një bluzë me shqiponjë, si dhe ndalimin e shfaqjeve të filmave të autorit shqiptar.
Këto dy akte që i ka ndërmarrë Beogradi brenda disa ditëve legjitimojnë ksenofobinë dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve, e cila është e instaluar dhe po kultivohet përditë nga të gjitha institucionet e shtetit serb, tha Kamberi.
Ai ka kritikuar edhe bashkësinë ndërkombëtare, e cila sipas fjalëve të tij, po i jep hapësirë presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq që ta vazhdojë politikën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Duke e krahasuar me Slobodan Milosheviqin, Kamberi ka shkruar se historia mund të përsëritet.