Kaos me karburante në Britani të Madhe

Kaos me karburante në Britani të Madhe!
Kaos me karburante në Britani të Madhe!

Shumë pika karburanti në Angli kanë ngritur alarmin se po i mbarojnë rezervat e naftës dhe benzinës. Ndaj qytetarët janë vënë në gjendje paniku dhe po përpiqen të blejnë dhe krijojnë rezerva. Gjithandej janë krijuar radhë të gjata, e në disa pika karburanti ka pasur edhe humbje durimi dhe rrahje! Ka pasur edhe arrestime. Rreth 90% e pikave të karburantit në qytetet kryesore britanike mbetën pa karburant ditën e hënë. Shkaku?

Në fakt, rezervat e rafinerive e terminaleve të naftës në të gjithë Anglinë nuk kanë asnjë mungesë karburanti. Madje janë plot, si gjithmonë.Por problemi qëndron në faktin se nuk ka mjaftueshëm shoferë për ta transportuar karburantin nga stacionet e depozitimit tek pikat e karburantit. Kjo për shkak të pandemisë dhe largimit të shoferëve nga Britania, pas daljes së këtij vendi nga BE-ja. Kjo mungesë shoferësh ka bërë që Britania po vuan edhe nga vonesa të mëdha me dërgesat e ushqimit, që ka shkaktuar një rritje çmimesh teksa Krishtlindjet vazhdojnë të afrohen.Qeveria po shqyrëton mundësinë e angazhimit të ushtrisë, për të transportuar naftën.Ndërkohë, qeveria njoftojë ditën e diel planin më të ri që do t’i ofrojë 5,000 shoferëve të huaj të kamionëve, viza të përkohshme 3-mujore.Por liderët e biznesit dhe politikës thonë se 5,000 viza të përkohshme as nuk do ta gërvishtnin sipërfaqen e 100,000 vendeve vakante sa kanë mbetur pas largimit të Britaniaë nga Bashkimi Europian.

Cani Travel