Këln: UraCult feston 10-vjetorin e themelimit

Shoqata kulturore UraCult nga Këlni feston sivjet ditëlindjen e 10-te. Për këtë jubile të rëndësishëm, UraCult ka përgatitur një program të pasur kulturor – me muzikë, ekspozita, debate, kurse vallëzimi, stand-up komedi, specialitete të kuzhinës shqiptare…

UraCult i fton të gjithë të interesuarit t’i vizitojnë këto aktivitete prej 29 nëntori deri më 01.12.2024 në „Altes Pfandhaus“ në Këln.  Hyrja është falas dhe nuk ka nevojë për rezervime.

Cani Travel

Programin e festimeve mund ta shikoni në foto.

Gjatë 10 viteve të kaluara, UraCult na ka dhuruar shumë momente të bukura, shumë mbrëmje letrare, muzikore, debate, filma, ekspozita…UraCult është bërë një institucion, një vendtakim i shqiptarëve (por jo vetëm i shqiptarëve) në Gjermani, një urë që bashkon njerëzit dhe kulturat.

Urime UraCult!