„Këmba e Artë“ e Kosovare Asllanit

Futbollistja me prejardhje nga Kosova që mban edhe emrin e origjinës së prindërve, Kosovare Asllani, është femra e parë që mori çmimin ‘Këmba e Artë’, që ka ndarë Principata e Monakos. Kosovarja u shpreh shumë e lumtur për këtë çmim që ndahet për dikë me një karrierë të madhe ndërkombëtare. Ndërsa në konkurrencën e meshkujve këtë çmim e ka fituar Roberto Lewandowski.

“Një nga ato netët e veçanta. Shumë krenare dhe e nderuar që shkruaj histori, duke marrë çmimin e parë ‘Këmba e Artë’ për një lojtare femra”, shkroi Asllani në Facebook.

Cani Travel

“Pjesa e veçantë me këtë çmim është se fituesi lë një gjurmë të përhershme në “Shëtitoren e Kampionëve”, në breg të detit të Principatës së Monakos”, shkruan ajo. Kosovare Asllani falënderoi Monakon, falënderoi Princin Albert, Presidentin Antonio dhe gjithë organizatën për mirënjohjen. “Ky çmim përfaqëson futbollin e femrave. Kjo dëshmon se sa larg ka arritur ky sport, por edhe më mirë është, që ne sapo kemi filluar”, nëvnvizoi ajo.