Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka reaguar sot ndaj deklaratave të deputetes britanike, Alicia Kearns, e cila ka thënë se kishat serbe po shërbejnë si vende ku po ruhen armë të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë. Gjatë një debati në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, tha se Qeveria britanike është informuar nga KFOR-i se këto armë mbërrijnë me ambulanca nga Serbia.
Ngjarja e përmendur nga deputetja britanike i referohet vitit 2022 kur Batalioni Mbretëror Fusilier u punësua në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it.
Në reagimin e KFOR-it thuhet se „nuk ka asnjë dëshmi në lidhje me kontrabandën e supozuar të armëve me autoambulanca të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ruajtjen e tyre në kishat ortodokseserbe në Kosovë.“
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas takimeve me institucionet e sigurisë e përfaqësues të NATO-s, brenda kësaj jave do të dihet më shumë për pretendimet se a ka armë të kontrabanduara në kishat ortodokse serbe në Kosovë.Ai ka theksuar se nuk mund të jepen të dhëna përfundimtare, sepse ende janë duke u mbledhur informacionet e nevojshme.
Në reagimin e KFOR-it thuhet se „nuk ka asnjë dëshmi në lidhje me kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ruajtjen e tyre në kishat ortodokse me autoambulanca.“