Mërgimtarët që kthehen nga pushimet e fundvitit në Kosovë përballen me kolona të gjata dhe pritje disaorëshe për të dalë nga vendi. Sipas Qendrës për menaxhimin e pikave kufitare, pritjet më të mëdha janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, ku për të dalë nga Kosova pritet rreth dy orë, kurse për t’u futur brenda, 5 deri në 10 minuta. Në këto dy pika kufitare fluksi i veturave është më i madh se në pikat e tjera, në të cilat pritjet për hyrje-dalje janë nga pesë deri në 20 minuta.