Komiteti LIBE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Pro kërkesës për liberlaizimin e vizave kanë votuar 48 eurodeputetë të këtij Komiteti, shtatë ishin kundër ndërsa 2 kanë abstenuar.

Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, që shkurt njihet edhe si LIBE, i Parlamentit Evropian, në pikën për Kosovën që ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave, ka votuar me shumicë dërmuese në favor të liberalizimit të vizave, që është edhe një hap tjetër drejt vendimit përfundimtar për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës.

Cani Travel

Ky është votimi i parë në vargun e votimeve që pritet të ndodhin në javët në vijm, e që do të çojnë deri te vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për qyetetarët e Kosovës.

Pas votimit në Komitetin LIBE, propozimi për liberalizimin e vizave duhet të votohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Në fund, duhet të votojnë edhe ministrat e brendshëm të shteteve anëtare të BE-së, kur edhe përfundojnë procedurat e votimit dhe vendimi shpallet në Gazetën Zyrtare.

Sipas vendimit tashmë të dakorduar, qytetarët e Kosovës do gëzojnë lëvizjën e lirë pa viza, paralelisht me funksionalizimin e sistemit informativ evropian ETIAS, e në çdo rast, kjo do të ndodhë  jo më vonë se më 1 janar të vtiti 2024.