Kompania „Ecolog“ ka dërguar sot një karvan kamionësh me ndihma në rajonet e vërshuara

Një karvan i kamionëve të kompanisë Ecolog, të drejtuar nga familja Destani, është e nisur sot përplot me ndihma drejt komunave të Skenderajt, Mitrovicës dhe Klinës, për të ndihmuar popullatën dhe komunat e atjeshme që pësuan dëme të mëdha materiale pas vërshimeve ditëve të fundit.

Ndihmat do të shpërndahen për mijëra familje që ditët e fundit u përballën e vërshimet e paparara. Pakot me ndihma përmbajnë produkte esenciale të domosdoshme për jetë dhe do të dërgohen në shtabet emergjente të komunave, e ato më pas do t’ua shpërndajnë familjeve në zonat më të dëmtuara nga vërshimet.

Cani Travel

Kompania “Ecolog” e themeluar nga familja e humanistit të njohur Lazim Destani ka ndihmuar edhe në forma tjera këto komuna pas vërshimeve javën e kaluar. Nga llogaritjet fillestare që kanë bërë komunat deri më tani, dëmet nga vërshimet mund të jenë milionëshe në ekonomitë familjare, por edhe në infrastrukturë.