Disa kompani të suksesshme kosovare u prezantuan në panairin FRUIT LOGISTICA 2023, i cili u mbajt nga 8 deri më 10 në Berlin. Ky është panairi më i madh në Evropë për tregtinë globale të frutave, e në atë sivjet ishin të pranishëm më shumë se 2.600 ekspozues nga 92 vende. Në mesin e tyre ishin edhe përfaqësuesit e kompanive nga Kosova – Agro-Florentina, Fungo, Hit-Flores, Doni Fruits, BoostBerries, Fruton, Santefruit dhe Arra&Lajthi. Përveç promovimit të produkteve të tyre, kompanitë nga Kosova zhvilluan edhe kontakte me pjesëmarrës dhe blerës potencial në Berlin, me qëllim të krijimit të bashkëpunimit dhe rritjes së prodhimit dhe eksportit.
Stendën me produktet kosovare e vizitoi edhe Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili shprehu kënaqësinë për sukseset e këtyre kompanive, të cilat janë duke eksportuar produktet e tyre në shtetet evropiane. „Bleni produkte vendore, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj sepse janë të Kosovës“, ka shkruar Ambasadori Faruk Ajeti në faqen e Ambasadës së Kosovës në Facebook.