Koncert në Berlin në prag të përvjetorit të pavarësisë

Në prag të festimit të përvjetorit të 15-të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Filarmoninë e Berlinit (Philharmonie Berlin), nesër më 10.02.2022 mbahet një koncert recital i korit Siprantum Choir nga Peja me titull “Nga Bjeshkët“. Këtë e kanë bërë të ditur Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin dhe CHORALSPACE – International Academy for Choral Arts. Në njoftimin e Ambasadës së Kosovë në Berlin thuhet gjithashtu kjo është hera e parë që në Filarmoninë e Berlinit mbahet një koncertë i plotë  që i dedikohet muzikës nga Kosova.