Sukses i madh i korit „Siparantum“ nga Kosova

Kori nga Kosova “Siparantum” fitoi medaljen e artë në manifestimin presigjioz ‘Lojërat Evropiane të Koreve’ që u mbajt në Norrköping të Suedisë.

Ky kor ka qëndruar disa ditë në Suedi, duke garuar me 65 vende të tjera, nga ku edhe doli fitues.

Cani Travel

 “Siparantum” në garë është prezantuar me veprat shqipe “PAX” të kompozitorit Memli Kelmendi e “Pakëz në ëndërr pakëz në zhgëndërr” të Baki Jasharit, sikurse edhe me “Te na solbici” të Samo Volk dhe “Atsalumst” të Jekabs Jancevskis.

Sipas përfaqësuesve të korit, paraqitja e tyre reflektoi një energji të jashtëzakonshme dhe ky sukses nuk erdhi rastësisht pasi është një produkt i një pune të palodhshme dhe pasionit të të gjithë anëtarëve të korit të cilët punuan gjatë për këtë program dhe për paraqitjen.

“Siparantum”  është kori i famshëm në skenën e muzikës kosovare, i formuar në vitin 2017 nga një grup vullnetarësh me një pasion të përbashkët: këndimi, bashkëpunimi, miqësia dhe përfaqësimi i kulturës së pasur të Kosovës në arenat ndërkombëtare.