Komesarja evropiane për zgjerim ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve në Kosovë, që do të mundësonin zbatimin e reformave evropiane dhe përfitimin nga mjetet financiare të Planit Evropian për Rritje, njofton RTK.
“Tani është në interes të Kosovës që të formojë shpejt institucionet e saj, në mënyrë që të çojë përpara reformat urgjente evrpiane. Ndër to, nënshkrimi dhe ratifikimi i marrëveshjeve që lidhen me Planin për Rritje duhet të trajtohen me prioritet nga qeveria dhe kuvendi i ri. Kjo do të mundësonte lirimin e fondeve nga ky instrument, me kusht që të përmbushen të gjitha kriteret e tjera”, tha Marta Kos – Komisionere evropiane për zgjerim.
Debati për Kosovën është zhvilluar të martën mbrëma në prag të votimit të Rezolutës e cila, ndër të tjera, do të kërkojë që procesi i dialogut me Serbinë të përfundojë me njohje të ndërsjellë.