Kosova ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në sundimin e ligjit.
Kryeministri Albin Kurti tha se reformat po funksionojnë. Sipas tij, renditja e Kosovës si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit nga indeksi vjetor i “World Justice Project”, konfirmon se reformat e qeverisë së tij po funksionojnë mirë dhe me shpejtësi. Ky sukses konfirmohet edhe në raportin e organizatës ndërkombëtare.
Sipas “World Justice Project”, pesë shtetet që kanë bërë përmirësimin më të mirë në sundimin e ligjit janë Hondurasi, Kosova, shteti nga Afrika Qendrore – Belize, Moldavia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.