Kombëtarja e Kosovës U21 ka barazuar në ndeshjen e mbrëmshme me Gjermaninë U21. Ishte kjo një ndeshje shumë e rëndësishme në kualifikimet për “Euro 2025”.
Përballja e luajtur në Chemnitz përfundoi pa gola, në mes të dy ekipeve që janë pjesë e Grupit D në kualifikimet për evropianin e të rinjve. Gjermania konsiderohet favorit në këtë grup.
Kosova U21 renditet në vendin e katërt në Grupin D, me 9 pikë në 7 ndeshjet e luajtura deri më tash.
Ndeshjen e radhës, Kosova do ta ketë në shtator kundër Izraelit U21 si mysafir, derisa deri në mbyllje të këtij cikli kualifikues do të ballafaqohet edhe me Poloninë dhe Estoninë.