Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe asambleistë. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1.885.448 persona, të ciët mund të votojnë në 883 vendvotime. Për herë të parë votojnë mbi 41.000 persona. Ndërsa përfaqësuesit e shtetit dhe ambasadat e huaja u kanë bërë thirrje qyetarëve të dalin të votojnë.
Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka çertifikuar për zgjedhjet e sotme 89 subjekte politike. Prej tyre 32 janë parti politike, një koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.
Në zgjedhjet lokale marrin pjesë 5.364 kandidatë. Për kryetarë komunash kandidojnë 166 kandidatë, ndërsa pwr asambleistë kandidojnë 5.198 persona.
Masat në vendvotime
KQZ ka bërë të ditur se sot janë hapur të gjitha vendvotime dhe deri tani nuk ka ndonjë problem tepër të madh, përveç njoftimeve për disa mangësi të vogla administrative. Deri në mbyllje të vendvotimeve është në fuqi heshtja zgjedhore.
KQZ ka njoftuar qytetarët edhe me masat që duhet të respektohen në vendvotime.
Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse – duke mbuluar hundën dhe gojën.
Duhet të mbahet disatnca prej 2 metra në radhë.
Në hyrje duhet të dezinfektohen duart
Për votim, i cili kryhet personalisht, duhet të keni dokument identifikimi me vete.
Pas votimit në kabinë dhe hedhjes së fletvotimit në kutinë përkatëse, në dalje duhet të dezinfektoni duart prapë.