Kosovë: Arrestohen dy persona të dyshuar për spiunazh

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona të nacionaliteti shqiptar, të cilët dyshohen për spiunazh dhe bashkëpunim me “BIA”-n e Serbisë. Ata janë arrestuar në një aksion të përbashkëtë të Policisë, Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Agjencisës së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Cani Travel

Burime nga institucione të larta të sigurisë i kanë thënë RTK-së se njëri nga të ndaluarit është bashkëpunëtor i hershëm i Shërbimit Sekret Serb (BIA) që nga vitet e ’90-ta.

Të ndaluarit, sipas këtyre burimeve, janë përcjellë me vite nga institucionet e sigurisë. Po ashtu, ky burim bën të ditur se të ndaluarit i kanë raportuar një oficeri të shërbimit sekret serb me emrin Srdjan Rosiq.