Remitancat në muajin qershor 2023 ishin 123.9 milionë euro, që paraqet rritje prej 18 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
“Prurjet më të mëdha të remitancave gjatë këtij muaji ishin përmes agjencive për transferimin e parave dhe kanaleve tjera, konkretisht përmes IFJB 58.4 %, bankave 15.4% dhe kanalet tjera 26.2%”, bën të ditur BQK-ja.
Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet Bashkimit Evropian rreth 60 për qind e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1 për qind dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6 për qind dhe SHBA-ja rreth 7.5 për qind.