Organizata joqeveritare nga Prishtinë, Germin feston sivjet 10-vjetorin e themelimit. Fjala është për 10 vite punë me diasporën, për histori dhe arritje të shumta që kanë formësuar këtë rrugëtim.
Një nga arritjet më të më mëdha të Germin është Konferenca Diaspora Flet që është mbajtur rregullisht disa vite në Prishtinë.
„Me mbi 2,000 pjesëmarrës, 200+ folës frymëzues, 40+ orë program, 3 nisma pasuese dhe një ndryshim ligjor, kjo platforme është dëshmi e asaj që mund të arrijmë së bashku.
Kjo nuk është vetëm historia jonë, është e juaja gjithashtu. Le të festojmë atë që kemi ndërtuar së bashku“, shkruan në faqen e Germin në Facebook.