Vetëm gjatë muajit janar 2024 në Kosovë janë kurorëzuar mbi dy mijë çifte, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Në anën tjetër, gjatë kësaj periudhe ka pasur dukshëm më pak shkurorëzime të regjistruara.
“Në muajin janar 2024 janë regjistruar 2,175 kurorëzime [brenda dhe jashtë Kosovës], kurse 155 çifte janë shkurorëzuar ”, thuhet në njoftim. Në krahasim me muajin janar të vitit 2023, numri i kurorëzimeve të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës është më i lartë. Në muajin janar 2023 u lidhen 1988 martesa.