Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njoftoi se mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin mars 2024.
Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve të tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK). Vlera totale e dërgesave për tre muaj, sipas vlerësimeve, ka arritur në 284.07 milionë euro.
Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jobankare me pjesëmarrje prej 64.46-përqindësh, pastaj nga kanalet e tjera me 23.34 për qind dhe bankat me 15.20 për qind.