Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga 9 maji, qytetarëve serb do t’u mundësohet kalimi nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.
“Kalimi në patentë shofer të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
MPB tutje shton se nuk kërkohet përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim, të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente përkatëse
“Vendimi hyn në fuqi më 9 maj dhe është valid deri më 9 gusht 2024. Ju bëjmë thirrje që në afat sa më të shkurtër të aplikoni për të realizuar të drejtën tuaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.