Nga sot, 12 maj, euro do të jetë valuta e vetme për transaksione në Kosovë. Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së dinarit, ndërsa që nga sot ndaj gjithë atyre që përdorin valuta të tjera përpos euros për transaksione me para të gatshme në Kosovë, do të ndërmerren masa.
Gjatë periudhës transitore, nuk janë shqiptuar masa ndëshkuese, por janë ofruar informacione për qytetarët rreth zbatimit të rregullores për pagesa me para të gatshme.
Bankat komerciale që operojnë në Kosovë janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.
Pas 12 majit të gjitha transaksionet me para të gatshme kudo në Kosovë duhet të bëhen me euro.