Kosovë: Pritje më të gjata në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Qendra për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me gjendjen në pikat kufitare.

Sipas të dhënave të fundit, deri në tri orë po zgjat pritja e qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Merdarë, kurse në atë Dheu i Bardhë deri në dy orë e gjysmë.

Cani Travel

Pritje ka edhe në pikën kufitare në Jarinjë. Sipas të dhënave pritjet për të dalë nga Kosova në atë pikë janë duke zgjatur 50 minuta, ndërkohë që kolona është 800 metra. 

Në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për të dalë nga Kosova janë 15 minuta ndërsa në Mutivodë 90 minuta.