Vazhdojnë pritjet në dy pikat kufitare në hyrje të Kosovës, pasi mërgimtarët e shumtë po vijnë në vendlindje në prag të festave të fundivtit.
Sipas njoftimit të fundit të Qendrës për Menaxhim Kufitar, pritje ka në dy pikat kufitare në Merdar dhe Dheu i Bardhë.
Mbi dy orë po presin bashkatdhetarët të hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, tek pika në Merdar rreth 30 minuta, kurse në Jarinjë dhe Bërnjak jo më shumë se 10 minuta pritje.
Në pikat tjera qarkullimi po vazhdon normalisht.