Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka bërë të ditur se remitancat e pranuara në Kosovë arritën vlerën nga 1.22 miliardë euro, me rritje vjetore prej 6.0 përqind, që përfaqëson 13.7 përqind të BPV-së. Diaspora e Kosovës vazhdon të jetë njëra ndër shtyllat kryesore për ekonominë e Kosovës.
“Rritja e ngadalësuar e remitancave gjatë vitit 2022 mund t’i atribuohet deri në një masë, përkeqësimit potencial të pozicionit financiar të diasporës kosovare, si pasojë e rritjes së kostos së jetesës me rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve, rritjes së normave të interesit e për pasojë shtrenjtimit të borxhit, dhe dobësimit të kërkesës së përgjithshme në eurozonë”, thuhet në “Raportin e Stabilitetit Financiar” të BQK-së.
Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, shumica e remitancave, mbi 60.2 për qind, vijnë nga vendet e eurozonës.