Kosovë: Remitencat duhet të orientohen në prodhim apo investime

Vetëm gjatë muajit maj vlera e parave që mërgata i dërgoi në Kosovë arriti në rreth 120 milionë euro. 

Për këto para që kryesisht shpenzohen për konsum, ekonomistët vlerësojnë se shteti duhet të krijojë strategji. 

Cani Travel

Sipas ekonomistit Fidan Qerimi, Qeveria duhet të joshë mërgatën që me këto para të investohet dhe të krijohet mundësia e shumëfishimit. 

“Ne si vend duhet të krijojmë një politikë, në të cilën mërgata të investonte këto para të prodhon produkte, ku ne te kemi mundësi që këto para të multiplikohen dhe përmes tyre të kemi një zhvillim ekonomik”, tha Qerimi.

Për investimin e miliona eurove që vijnë nga mërgata ka disa opsione. 

Sidoqoftë, kontributi i mërgatës mbetet shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit. 

Në 5 muajt e parë të këtij viti, mërgata dërgoi në Kosovë afro 514 milionë euro.

(atvlive.tv)