Kosovë: Rritet kënaqshmëria me punën e institucioneve

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë publikoi sot edicionin e 24-të të Përmbledhjes Pulsi Publik. Papunësia, varfëria dhe inflacioni u renditën si tre problemet e natyrës më urgjente në Kosovë, sipas raportit të UNDP-së.

Sipas kësaj organizate, anketa e opinionit të Pulsit Publik bazuar në intervistat e kryera në prill 2023 paraqet gjetjet mbi dhjetë treguesit kryesorë që mbulojnë çështjet socio-ekonomike, mjedisore dhe politike, duke përfshirë drejtësinë tranzicionale.

Cani Travel

“Si me të gjitha publikimet e mëparshme, të dhënat dhe treguesit janë të ndarë sipas përkatësisë etnike dhe gjinisë për të ofruar informacion të detajuar mbi dallimet në perceptimet e sfidave të zhvillimit me të cilat përballet njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e UNDP-së.

Sipas kësaj organizate, disa nga gjetjet kryesore nga anketa e muajit prill 2023 përfshijnë:

Rritje të kënaqshmërisë e të anketuarve me punën e të gjitha institucioneve qendrore të Kosovës. Mesatarisht 45,8% të të anketuarve ishin të kënaqur me punën e tyre.

Rritje ka shënuar gjithashtu edhe kënaqshmëria me performancën e kabinetit ekzekutiv është regjistruar në 45.8%, duke shënuar një rritje prej 4.8 pikë përqindjeje krahasuar me nëntorin e 2022.

Kurse, kënaqshmëria me punën e kryeministrit kapi vlerën prej 51.5%, ngritje kjo për 6.6 pikë përqindje krahasuar me nëntorin e 2022.

Raporti i UNDP-së konstaton se kënaqshmëri ka shënuar edhe në punën e Kuvendit kapi vlerën prej 46.5%, krahasuar me 39.1% në nëntor 2022, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin e Kuvendit të Kosovës ishte 58.3%, krahasuar me 50.8% në nëntor 2022.

Por, niveli i kënaqshmërisë është shënuar edhe me Presidenten, kjo kapi vlerën 60.3%, krahasuar me 56.8% në nëntor 2022.

Ka pasur rritje në shkallën e kënaqshmërisë edhe me Gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, si edhe në zhvillimet në ekonomik duke u rritur për 6.97 pikë përqindje krahasuar me nëntorin 2022, thuhet në këtë raport.

Indeksi i Demokratizimit (ID) u ul për 0.04 pikë (1.48) krahasuar me nëntorin 2022 kur kjo vlerë ishte 1.52 pikë. Megjithatë, u shënua rritje edhe në Indeksin e Besueshmërisë Ekonomike (IBE), krahasuar me nëntor 2022.

Raporti i UNDP-së konstaton se një numër dukshëm më i lartë i të anketuarve ishin të gatshëm të protestonin për arsye politike në prill 2023 krahasuar me nëntorin 2022 (24.2%).

Të dhënat,  sipas përkatësisë etnike treguan se një numër më i madh i serbëve të Kosovës (40.5%) ishin të gatshëm të protestonin për arsye politike në krahasim me shqiptarët e Kosovës (28.5%) dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera të Kosovës (29.5%).

Sipas raportit rritje të lehtë për sa i përket ndjenjës së sigurisë tek të anketuarit

Papunësia (32.7%), varfëria (20.1%) dhe inflacioni (11.6%) u renditën si tre problemet e natyrës më urgjente në Kosovë, sipas këtij raporti.

Të dhënat e Pulsit Publik #24 kanë shënuar rënie të numrit të të anketuarve që perceptojnë se punësimi në institucionet publike të Kosovës bëhet në baza meritore, thuhet pos tjerash në raportin e UNDP-së.

Projekti Pulsi Publik, që ka filluar më 2002, financohet dhe mbështetet nga populli amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

(RTK)