Policia e Kosovës ka njoftuar se rastet e lëndimeve trupore dhe dhunës në familje kanë shënuar rritje në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024.
“Përderisa rastet e lëndimeve trupore dhe të dhunës në familje, edhe përkundër angazhimeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës, kanë shënuar një ngritje të lehtë, raportimi i rasteve të dhunës në familje është rritur për 5.58%, e që tregon sensibilizim të vazhdueshëm të raportimit të rasteve dhe bashkëpunimit me PK-në”, thuhet në njoftim.
Po ashtu policia ka njoftuar se nga numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore, zbulueshmëria e tyre është rritur për 0.44, e është rritur edhe numri i personave të arrestuar nga 5573 në 5656, për përudhën krahasuese gjashtëmujore 2023/2024.