Kosovë: Shënohet Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur

Në Kosovë shënohet sot 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur. Edhe pas 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende nuk dihet fati i më shumë se 1.600 të pagjeturve.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë sot nderime te memoriali për të Pagjeturit.

Cani Travel

Vjosa Osmani, tha se edhe pas kaq vitesh, Serbia vazhdon me krimin e njëjtë duke i fshehur personat e zhdukur me dhunë. Liria sipas Osmanit do të jetë e plotë kur të kthehen edhe personat që figurojnë të zhdukur.

Presidentja Osmani do të bëjë sot homazhe edhe në kompleksin memorial në Meje të Gjakovës.